September 21, 2020

VIDEO: INFO SEANCA PËR THIRRJEN E HAPUR PËR NDËRRMARRËSIT E RINJ “RISE JOURNEY”

Më 17 Shtator 2020, përmes aplikacionit ZOOM, Shoqata për Inovacione Sociale “ARNO” organizoi një seancë informuese për thirrjen e hapur “RISE JOURNEY”, e cila u transmetua drejtpërdrejtë përfmes lidhjes video,  në rrjetin social Facebook.

“ARNO” në kuadër të projektit rajonal “RISE”,  hapi një thirrje për sipërmarrësit e rinj të moshës 18 deri 35 vjeç, të cilët janë të motivuar të mësojnë për sipërmarrjen sociale, të zhvillojnë bizneset e tyre sociale dhe të gjelbërta dhe të përfshihen në një program rajonal ndërkulturor.

Thirrja e hapur u prezantua në sesionin e informacionit, u shpjeguan kriteret e aplikimit dhe formulari i aplikimit dhe organizatorët iu përgjigjën pyetjeve të pjesëmarrësve në lidhje me thirrjen.

Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet mund t’i gjeni në videon më poshtë, por edhe në dokumentin e pyetjeve dhe përgjigjeve që vazhdimisht po azhurnojmë.