April 21, 2021

⚙️UDHZIME PËR PLOTËSIMIN E APLIKIMIT “IDE TË GJELBËRTA 2021” DHE THIRRJE PËR PUNËTORINË E FUNDIT

Në mënyrë që të mbështesim të gjithë aplikantët e interesuar, ne po organizojmë punëtori edhe këtë vit.
⏰Punëtoria e fundit do të mbahet më 04.05.2021 (e martë) (10-14). Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar formularin në këtë link, jo më vonë se 29 prill 2021, deri në orën 10:00. ARNO rezervon të drejtën për të zgjedhur pjesëmarrësit, sipas aplikimit të kompletuar. Pjesëmarrësit e zgjedhur, do të marrin një njoftim / konfirmim për pjesëmarrjen në e-mail, jo më vonë se 29.04.2021, në orën 17:00.

⬇️Në vijim mund të shikoni videon nga një prej punëtorive që regjistruam për t’ju ndihmuar të gjithë atyre që janë të interesuar të aplikojnë. Shprehim mirënjohjen tonë për pjesëmarrësit , që lejuan regjistrimin e punëtorisë.

?Përmbajtja e punëtorive përfshin temat e mëposhtme:
Pjesa e Parë = Si të plotësoni pjesën narrative të aplikimit
Pjesa e Dytë = Modeli i biznesit kanva
Pjesa e tretë = Qëndrueshmëria financiare e biznesit
Pjesa e katërt = Pyetje nga pjesëmarrësit (për shkak të mbrojtjes së informacioneve të pjesëmarrësve, kjo pjesë është lënë jashtë prej videos së publikuar) *

Video

PUNËTORIA PËR PLOTËSIMIN E APLIKIMIT – VIDEO