Rreth konkursit

Ide të gjelbërta* është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Sërbi dhe Greqi. Çdo vit, tre përfaqësues nga secili prej  këtyre vendeve,  konkurojnë në garën rajonale. Katër nga këta përfaqësues,  do të shpallen fitues dhe do të marrin një mbështetje nga 10.000 ose 5.000 dollarë, për të realizuar idenë në shtetin e tyre.[1]

[1] Organizatorët rezervojnë të drejtën në nivel kombëtar dhe rajonal, për të ndryshuar fondin e çmimeve dhe kategoritë e ideve të përzgjedhura fituese.

Edhe në vitin 2023, ARNO, në bashkëpunim me Fondin e Vëllezërve Rokfeller (Rockefellers Brothers Fund) nga SHBA, shpall konkurs për zgjedhje të projekteve/ideve të gjelbërta për biznes/ndërmarrësi, që promovojnë përpunimin tradicional të prodhimeve, mbështetje të bizneseve të vogla lokale, që shfrytëzojnë resurset e komunitetit lokal dhe nxisin ide inovative për zhvillimin e mjedisit jetësor.

Thirrja për dorëzimin e ideve të e gjelbërta për vitin 2023, është e hapur deri më 21 maj (23:59).

Kriteret për pjesëmarrje, spjegohen në seksionin RREGULLAT.

Ju mund t’i gjeni formularët e rinj të aplikimit në seksionin APLIKIMI. Para se të plotësoni formularët, merrni parasysh udhëzimet që ndodhen në seksionin APLIKIMI.  Merrni në konsideratë edhe seksionin “Pyetje që bëhen më shpesh”. Na ndiqni në rrjetet sociale dhe në seksionin LAJME për shpalljen e datave,  për info sesionet të që do t’ju ndihmojnë të përgatiteni.

 

🏆Në frymën e bashkëpunimit shumëvjeçar dhe mbështetjes për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe shoqërore, të tre idetë fituese kombëtare, këtë vit do të marrin kupona të vlefshëm për shërbime këshillimi nga Shoqata për Menaxhim dhe Konsulencë “MKA2000”.

🏆Fondacioni Maqedoni 2025 do të ofrojë:

Regjistrimi falas i finalistëve nga konkursi kombëtar në platformën për lidhjen e kompanive nga RMV me ekspertë nga diaspora – Connect2MK
Fituesi i konkursit/finalisti i parë do të ketë mundësinë të zgjedhë midis a) mentorimit nga anëtarët e MK 2025 ose b) pjesëmarrjes në programin CESO SACO (përveç regjistrimit falas të Connect2MK)

🏆Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do t’i akordojë fituesit kombëtar një anëtarësim dyvjeçar falas në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, me faktin se nëse fituesi kombëtar i përket kategorisë “koncepte të gjelbra”, ata do të mund të përdorin anëtarësimin në OEMVP pasi të regjistrojnë një person juridik në cilësinë e të cilit do të zbatojnë aktivitetet.

🏆Këtë vit, ARNO do t’i shpërblejë tre fituesit kombëtarë një paketë promovuese me karta ekologjike të bëra nga një ish-fitues i konkursit.

Aktivitetet e konkursit rajonal “Ide të Gjelbërta” financohen nga Fondi Rockefeller Brothers (RBF), Fondi Ballkanik për Demokraci (FBD), USAID, dhe bashkëfinancohen nga programi Erasmus+. Konkursi në Maqedonin e Veriut është organizuar nga ARNO dhe përkrahur nga: MKA 2000, Maqedoni 2025, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

PROCESI I PËRZGJEDHJES:

Faza 1) Juria nacionale,  e përbërë nga ekspertë të fushës së ekonomisë së  gjelbër, sektorit të biznesit dhe sektorit civil, do të vlerësojnë të gjitha idetë e gjelbërta për biznes, në bazë të kritereve të lartëpërmendura (shih seksionin – Rregullat).

Faza 2) Dhjetë idetë më të mira (sipas vlerësimit të jurisë kombëtare) do të ftohen të prezantojnë idetë e tyre në një ngjarje të planifikuar posaçërisht në Shkup (fundi i qershorit 2023 /data do të përcaktohet). Në këtë event, finalistët duhet të paraqesin idenë e tyre para jurisë, e cila do të përzgjedhë tre fituesit kombëtarë.

Formati dhe gjuha: Finalistëve të përzgjedhur,  do ju dërgohet një model në Power Point sipas të cilit ata duhet të paraqesin idenë e tyre. Gjuha për paraqitjen e idesë, në nivel nacional,  është maqedonishtja / shqipja. Kohëzgjatja e prezentimit është 20 minuta (10 minuta prezentim – 10 minuta pyetje nga juria).

Përkujtim:

Pjesëmarrja e 10 të përzgjedhurve në manifestimin në Shkup (finalja kombëtare) dhe gjithashtu për pjesëmarrjen në “Forumin për zhvillim të filantropisë”, (nga fundi i shtatorit, në Serbi/online, data e saktë do të përcaktohem më vonë) nëse përzgjidhen si fitues nacionalë, është e obligueshme.


Faza 3) Tre fituesit nacionalë, do të jenë përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Forumin për zhvillimin e filantropisë“ (Konkursi rajonal). Idetë e zgjedhura, do të duhet të prezentohen në Forum nga ana e përfaqësusve/dorëzuesve të projekteve. Tre finalistët nga Maqedonia e Veriut , do të marrin përkrahje dhe udhëzime të mëtejshme për prezantimin nga ekip I ARNO-s dhe MKA2000. Të gjitha shpenzimet për pjesëmarrje të përfaqësuesve të zgjedhur për forumin (rruga dhe akomodimi), do të jenë të mbuluara nga ARNO dhe Fondi i Vëllezërve Rokfeller. Në forum do të zgjidhen 4 idetë më të mira nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, që do të fitojnë nga 10.000 ose 5.000 dollarë për mbështetjen e implementimit të ideve të gjelbërta.

Formati dhe gjuha: Para konkursit rajonal, finalistët e përzgjedhur do të përgatisin një prezantim në Power Point, në bashkëpunim me ekipin e ARNO-s. Gjuha për paraqitjen e idesë, në nivel rajonal është anglishtja (nëse është i nevojshëm përkthimi, një përfaqësues nga ARNO do të marrë rolin e përkthyesit) Kohëzgjatja e prezantimit është 20 minuta (10 minuta prezantim – 10 minuta pyetje nga juria).

Faza 4) Nëse një ide nga Maqedonia e Veriut, fiton garën rajonale, do të shpërblehet me 10,000 ose 5.000 dollarë (varësisht në cilën kategori aplikon). Këto fonde janë të dedikuara ekskluzivisht për realizimin e idesë * dhe duhet të përdoren brenda një viti. Përveç kësaj, mbajtësi i idesë, në bashkëpunim me ekipin e ARNO-s , do të zhvillojë një dokument që do të përcaktojë procesin e realizimit të idesë, kornizat e  detajuara financiare dhe mjetet me të cilat do të kryhen të njejtat, monitorimin dhe zbatimin e idesë. Fituesit janë të detyruar të lidhin një kontratë me ARNO-në, e cila do të përcaktojë më tej të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuese. Kjo kontratë  përfshin raporte të rregullta periodike, narative dhe financiare.

* Nëse pronari i idesë është person fizik, brenda 30 ditëve pas shpalljes së shpërblimit duhet të regjistrohet si person juridik.

Faqja zyrtare e konkursit është http://www.philanthropyforgreenideas.org/. Ne ju inkurajojmë të vizitoni dhe të njiheni në detaje me idenë dhe konceptin, me garën e vitit të kaluar dhe fituesit. Ju gjithashtu mund të gjeni më shumë informata rreth zgjedhjeve në vitit të kaluar nga njoftimet për shtyp, duke kërkuar frazën “Ide për biznesin e gjelbër”.

Për pyetje dhe më shumë informacione drejtohuni në numrin e telefonit 077 855 832, ose në mail-in arno.mkd@gmail.com. Gjithashtu na ndiqni në rrjetet sociale, ku shpallim risi, lajme dhe njoftime për puntorit që do ju ndihmojnë në përgatitjen e aplikimit.