March 20, 2024
Punëtoritë #Idetëgjelbërta 2024- Mbështetje për aplikim
Punëtoritë #Idetëgjelbërta 2024- Mbështetje për aplikim
ARNO, edhe këtë vit, ofron punëtori (në formatin online dhe offline) për të mbështetur të gjithë aplikantët e interesuar që tashmë janë duke punuar në aplikimet e tyre ose që kanë një ide të gjelbër, të cilën duan ta përsosin. Regjistrimi bëhet përmes mbushjes së formularit përkatës, për seicilin seminar (ju lutemi , përzgjidhni atë që dëshironi):
- Punëtoria nr.1 -online- 28 mars; 17:00-19 :00
- Punëtoria nr.2 – pjesmarrje fizike – 08 prill; 11:00-14:00
- Punëtoria nr.3 – online -12 prill; 12:00-14:00
- Punëtoria nr.4 –pjesmarrje fizike- 26 prill ; 11:00-14:00
* Punëtoritë që janë në format offline (me pjesmmarrje të drejtpërdrejtë) do të mbahen në zonën qendrore të qytetit të Shkupit. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të informohen më tej për vendndodhjen e saktë. Për punëtoritë online, pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin një link, bashkë me konfirmimin e pjesëmarrjes.
Punëtoritë janë të destinuara dhe të dedikuara për të gjithë ata që nuk vijnë për të dëgjuar për konkursin për herë të parë, për ata që kanë një ide të punuar tashmë dhe e dinë se si do të përgjigjen në aplikacion, por në të njëjtën kohë , dëshirojnë të përmirësojnë përgjigjet dhe modelimin e biznesit, ndoshta dëshirojnë të bëjnë pyetje / të mësojnë më shumë rreth modelit të kanavacës së biznesit, qëndrueshmërisë, buxhetimit të gjelbër, etj. Këto seminare janë pjesë e një serie ngjarjesh të krijuara për të mbështetur aplikantët e “Ide të Gjelbërta 2024”. Më shumë informacion rreth konkursit “Ide të Gjelbërta 2024”, mund të gjeni në linkun e mëposhtëm.
Kush mund të paraqitet?
Kushdo që ka synime serioze të aplikojë në konkursin “Ide të Gjelbërta 2024” me një ide biznesi që dëshiron ta zhvillojë dhe përmirësojë. Për efikasitet më të madh, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Në rastin e një numri të madh aplikimesh, përparësi u jepet pjesëmarrësve me një motivim/nevojë më të fortë për të marrë pjesë.
* ARNO rezervon të drejtën për të përzgjedhur pjesëmarrësit sipas aplikimit të plotësuar;
* Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin njoftimin/konfirmimin e pjesëmarrjes me e-mail;
* Gjuha e punës e punëtorisë është maqedonishtja
* Në përputhje me politikat e gjelbërta administrative të organizatës, ARNO është në gjendje të shlyejë koston e një bilete autobusi vajtje-ardhje (nuk i rimbursojmë shpenzimet e udhëtimit me makinë), për të cilën do të na duhej të paraqisni/dorëzoni biletën dhe një faturë fiskale. Shlyerja e shpenzimeve bëhet pas disa ditësh (nuk bëhet të njejtën ditë).