Koncepti

“Balkan Green Ideas” ka për qëllim të stimulojë dhe inkurajojë inovacionet rreth ideve të biznesit të gjelbër në nivelin lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide të biznesit të gjelbërt, që përdorin burimet lokale dhe rigjallërimin e zhdukjes së zinxhirëve tradicionale të prodhimit dhe tregjeve të bazuara në komunitet. Duke mbështetur nismat inovative dhe lokale të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, Filantropia permes Ideve të Gjelbra, synon të kontribuojë në ndërtimin e një rajoni paqësor, konkurrues dhe të begatë në Ballkanin Perëndimor.

Vlerat:

““Balkan Green Ideas”” punon në parimet e: përgjegjësisë mjedisore, sjelljes etike, diversitetit, përfshirjes dhe fuqizimit, jo varësisë me qëllim të promovimit të mirëqenies së komuniteteve lokale, duke rritur sipërmarrjen dhe duke u mundësuar njerëzve të kuptojnë dhe të marrin kontrollin e potencialit të tyre të plotë.

Gara vjetore rajonale

  • Konkurrentët janë fitues kombëtar të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Greqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut (nga tre fitues nga secili vend).
  • Idetë vlerësohen nga një juri e pavarur ndërkombëtare.
  • Fituesit marrin një shpërblim prej $ 10,000 ose $ 5 000 për të zbatuar idetë e tyre të biznesit në tërësi ose pjesërisht  ( fondi I përgjithshëm I shpërblimeve, është 40 000 dollarë)
  • Konkursi dy-ditor, mbahet çdo vit në qershor/korrik, në njërin prej shteteve pjesmarrëse.

Çdo vit, një juri ndërkombëtare e pavarur, e përbërë nga ekspertë në fusha të ndryshme, zgjedh fituesit e konkursit rajonal.

Më shumë informacione rreth konkursit mund t’I shihni në këtë link.