Karta me fara

Mbjellja e kartave si materiale promovuese ka qenë pjesë e historisë së “Ideve të gjelbra”, me të cilin ARNO përhap misionin e tij të gjelbër. Në vend të shtypjes së materialeve promovuese që do të ndotin më shumë mjedisin, ne vendosëm të përdorim prodhimet e Wizart-it, të cilët reciklojnë letër të vjetër dhe japin katalog të bimëve që mund t’i vini në vetë letrat promovuese. Tashmë disa vite me radhë, mënyra kryesore e promovimeve tona, është pikërisht përmes kartave që mbillen, përmes të cilave ne njihemi dhe ftojmë edhe kompanitë dhe shoqatat e shumta të na bashkangjiten në këtë mënyrë ekologjike të promovimit.

 

Në kartat promovuese të konkursit “Ide të gjelbra”, është një farë e lules purslane. Përzgjedhja nga ana jonë e kësaj luleje, është në pajtim me simbolikën e vetë bimës, ajo është një lule që rritet lehtë. Edhe bizneset e reja, le të lulëzojnë me të gjitha kushtet, lehtë e të zgjerohen sa më shumë :). Të gjithë ata që duan të mbjellin kartat tona duhet të ndjekin udhëzimet, të cilat I keni në dispozicion këtu:

Udhëzime për kartat me fara (PDF)

Do na bëhej qefi shumë nëse ju do të rrisnit një nga lulet tona, gjithashtu do të jeni të lumtur nëse na dërgoni një foto (ose ndani të njëjtën gjë në rrjetet sociale me hashtagun #idetëgjelbërta).

Përderisa jeni të interesuar të posedoni një matrial promotiv të tillë, mund të kontaktoni me Wizart: https://www.facebook.com/jasminaglavince/

Galeri: