October 27, 2023
Kapele të stiluara nga mbeturinat e tekstilit – biznesi i gjelbër nga Tetova, fitues i konkursit”Idetë e gjelbra nga Ballkani”
Më 26 tetor, në Budva të Malit të Zi, u shpallën idetë fituese të gjelbra nga konkursi rajonal “Idetë e gjelbra nga Ballkani”. Në kategorinë e bizneseve të gjelbra, fitoi ideja maqedonase “Kapele të stiluara nga mbeturinat e tekstilit” e Mirjana Josifoskas nga Tetova, e cila fitoi 10.000 dollarë. Fitues të tjerë në kategorinë e biznesit të gjelbër janë: “BeBeep“, një ide për ndarjen e udhëtimit (Mali i Zi), “Kooperativa“ – ripërdorimi i letrës nga kutitë e cigareve, që përfshin njerëz me aftësi të kufizuara (Serbi). Në kategorinë e koncepteve embrionale, mbështetje prej 5,000 dollarësh iu dha projekteve: “Purteka“ – një dyqan mobil për kuti kopshtarie për fëmijë (Shqipëri) dhe “Recycling PET Revolution“ – një ide për mbledhjen dhe përpunimin e plastikës PET (Bosnjë dhe Hercegovinë).
“Shumica e mbetjeve të tekstilit vijnë në sasi më të vogla dhe për të prodhuar një kapele ju nevojiten vetëm 30 cm material, ndërsa për një kapëse flokësh duhen 5 cm tekstil. Modelet tona prodhohen në Tetovë, në mënyrë të qëndrueshme dhe etike dhe janë të punuara me dorë në 3 madhësi – të disponueshme për çdo kokë. Nga mbetjet e prodhimit të kapeleve prodhojmë kapëse flokësh, të përshtatura me teknikën e rrobaqepësisë “zero-waste”, e cila në fund nuk lë fare mbetje. Unë jam mirënjohëse për çmimin rajonal dhe më vjen mirë që kam mbështetje për të punuar në ëndrrën time dhe për të zhvilluar këtë lloj biznesi” – tha Mirjana Josifoska.
Edhe këtë vit, vendi ynë performoi me idenë e Nathalie Ristovskas- “Dizajni i çantave me teknikë thurjeje pa krijuar mbeturina”, të krIjuara nga nëna vetëushqyese , dhe ideja e Blagojçe Najdovskit- APICO-PRO SUPERFOOD" në kategorinë e ideve embrionale.\
Konkursi “Idetë e gjelbra nga Ballkani”, për 12 vjet me radhë mbështet zhvillimin e ekonomisë sociale të gjelbër. 3 garues nga secili prej vendeve pjesmarrëse, prezantojnë konceptet e tyre të cilat përmirësojnë mjedisin, kanë një ndikim social dhe gjenerojnë fitim. ARNO është organizatori kombëtar i konkursit që nga viti 2015 dhe si shoqatë, mbron ndërthurjen më të madhe të 3 dimensioneve të konkursit, më saktësisht, barazimin e vlerave dhe të gjurmës ekologjike, edhe të përfshirjes së komuniteteve, edhe të orientimit nga tregu dhe logjikës ekonomike të ideve.