February 11, 2020

ËSHTË HAPUR KONKURSI PËR “IDE TË GJELBËRTA 2020”! APLIKONI!

Në ngjarjen promovuese që u mbajt më 11 shkurt 2020, në Sallën Publike-Shkup, ARNO njoftoi se nga 11 shkurti deri më 10 prill, qytetarët që mendojnë se kanë  ide për një biznes të gjelbërt e të qëndrueshëm, mund të aplikojnë në konkursin ” IDE TË GJELBËRTA”. Në këtë link mund të shikoni videon nga ngjarja promovuese.

 

“Nëse ka një gjë që kemi mësuar këtë periudhë, është se ne kemi diçka për t’i treguar botës. Si përshembull  historia e gjelbërt e Atixhes, rritëses së bletëve të egra, që na bëri  të famshëm në të gjithë botën.  Edhe ne, duke organizuar këtë konkurs çdo vit, jemi gjithnjë e më të bindur se bizneset e gjelbërta mund ta bëjnë vendin tonë, një vend plotësisht të gjelbër. Mjalti në kavanozë të vegjël qelqi (jo në paketim plastik) mund të kthehet në suvenir nga vendi ynë. Fshati Slloeshticë, mund të jetë nikoqir I edhe më shumë kolonive artistike, mendjet e reja të shpikin aplikacione mobile për motivim për të ecur në këmbë, eko magjistari të edukojë fëmijë në të gjithë Ballkanin…e gjithë kjo është realitet, e këtu ëhstë konkursi që ju ndihmon atyre që kanë ide e dëshira. Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, të aplikojnë në ndonjë nga punëtoritë tona, e të paraqiten për mbështetje” ,- tha Irina Janevska nga ARNO.

 

Ide të gjelbërta* është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Sërbi dhe Greqi. Çdo vit, tre përfaqësues nga secili prej  këtyre vendeve,  konkurojnë në garën rajonale. Katër nga këta përfaqësues,  do të shpallen fitues dhe do të marrin një mbështetje nga 10.000 ose 5.000 dollarë,  për të realizuar idenë në shtetin e tyre. Duke njohur potencialin dhe rolin e bizneseve të gjelbërta në zhvillimin e ekonomisë nacionale, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik (FIZhT) përsëri do të ndajë kupon për udhëtime jashtë vendit për fituesin e vendit të parë. Në frymën e viteve të bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe sociale, tre idetë fituese nacionale këtë vit, do të marrin kuponë të vlefshëm konsulence nga Shoqata e Menaxhimit dhe Konsulencës “MK2000”.