July 20, 2020

Balkan Green Academy 2020/2021 thirrje për pjesëmarrje – afati për aplikim u shtye!

Balkan Green Foundation organizon akademinë e parë të gjelbër ballkanike (balkan green academy ) 2020/2021 si pjesë e programit rajonal balkan green ideas.

Akademia përbëhet nga disa module që mbulojnë tre shtyllat kryesore: politikë, ekonomi dhe shoqëri, ajo synon të lehtësojë dhe ngrejë diskutimin e çështjeve aktuale që lidhen me zhvillimin e gjelbër të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Akademia do të përdorë një qasje ndër-sektoriale dhe ndërdisiplinore, duke nxitur njohuri të thelluara, dhe në të njëjtën kohë duke kombinuar module që eksplorojnë këndvështrime të ndryshme mbi politikat, qasjen ekonomike (afariste) dhe ndikimin në shoqëri.

Qëllimet kryesore të akademisë janë:

– të promovojë parimet dhe vlerat e politikave të qëndrueshme dhe të gjelbra në lidhje me zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe politik të shoqërive të Ballkanit Perëndimor (me një fokus të veçantë në Agjendën e vitit 2030 dhe Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor);

– për të krijuar një rrjet/lidhje midis aktivistëve të gjelbër, organizatave të shoqërisë civile që punojnë në nisma të gjelbërta të qëndrueshme, dhe sipërmarrësit  e gjelbër ruralë dhe urbanë;

– të përgatisë aktorë vendorë dhe rajonalë për të identifikuar potencialet brenda komuniteteve të tyre për të krijuar nisma dhe biznese të gjelbërta dhe të qëndrueshme.

Balkan green academy do të zhvillohet në disa pjesë (pjesëmarrje e detyrueshme për të gjithë pjesëmarrësit) që mund ti shikoni më poshtë:

Trajnim online: 26-30 Tetor 2020,

Sesion mentorimi për të gjithë pjesëmarrësit: Nëntor 2020 – Shkurt 2021

Seanc për përgatitje për pjesëmarrje në konkursin kombëtar “idetë e gjelbërta”: Shkurt – Prill 2021.

Akademia ofron:

–  Mundësi për 28 pjesëmarrës në akademinë 2020/2021, kryesisht të hapura për gra dhe burra të rinj nga zonat rurale dhe urbane në Ballkanin Perëndimor dhe Greqinë, të cilët zotërojnë ose synojnë të krijojnë biznese të gjelbërta të vogla dhe të qëndrueshme;

– trajnime online të përqëndruara në politikë, ekonomi dhe shoqëri të realizuara nga trainerë evropianë të çertifikuar;

– seanca interaktive me të ftuar dhe ekspertë në fushat e design thinking, business canvas and green society partnership;

– seanca për mentorim dhe orë përgatitje për konkursin “ide të gjelbërta” në 2021 me një mentor të caktuar nga rajoni dhe Evropa;

– anëtarësimi në klubin alumni të “Balkan Green Academy” si pjesë e rrjetit rajonal të gjelbër (regional green network) i cili përbëhet nga sipërmarrës të “gjelbërt), organizata ndërmjetësuese, organizata të shoqërisë civile, grupe informale, individë, si dhe ekspertë të tjerë dhe aktorë përkatës nga ballkani perëndimorë.

Balkan Green Academy 2020/2021 është i hapur për pjesëmarrësit (kryesisht gra dhe burra të rinj nga zonat rurale dhe urbane që zotërojnë ose synojnë të krijojnë biznese të gjelbërta, të vogla dhe të qëndrueshme), nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Vendet janë të kufizuara në vetëm katër (4) pjesëmarrës për secilin vend. Pjesëmarrja në të tre pjesët e akademisë është e detyrueshme për të gjithë të pranishmit.

Akademia do të mbahet në gjuhën angleze. Thirrja është e hapur deri më 31 gusht, 23:59.

Aplikantët që janë të interesuar të marrin pjesë duhet të plotësojnë formularin e pjesëmarrjes këtu.

Një juri e përbërë nga ekspertë / praktikues / trainer nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa do të rishikojë aplikimet dhe të gjithë aplikantët e suksesshëm do të njoftohen për rezultatet deri më 18 shtator, pas së cilës pjesëmarrësve të përzgjedhur do t’u kërkohet të fillojnë me përgatitjen dhe leximin e literaturës së propozuar.