ARNO
INOVACIONE SOCIALE
Përpjekjet tona janë drejtuar drejt dizajnimit dhe implementimit të qasjeve të reja dhe zgjidhjes së sfidave shoqërore.
ZHVILLIM I QËNDRUESHËM
Çelësi i ardhmërisë, është zhvillimi I qëndrueshëm. Ne duhet të mendojmë se gjithçka që bëjmë, ka njëfarë ndikimi në ekonomi, shoqëri dhe mjedisin jetësor.
SIPËRMARRËSIA SOCIALE
Modelet e reja të biznesit, sjellin vlera të reja. Ne i duam definicionet e reja, por në të njejtën kohë, sjellim vëmendjen edhe në ruajtjen e atyre ekzistuese: filantropisë, përgjegjësisë shoqërore dhe etikës së biznesit.
PËRSE ARNO?
ARNO është një organizatë me vision, talent, energji dhe burime, një organizatë që mund të konsiderohet si një burim kreativ për përmirësimin e komunitetit në të cilin jetojmë. Si një organizatë innovative shoqërore, ne jemi këtu me përgjegjësi, gadishmëri dhe aftësi që t’u japim përgjigje problemeve sociale. Kemi aftësi organizative dhe qëndrime të cilat promovojnë dhe mbështesin inovacionet: mirëkuptim për problemet komplekse shoqërore, kulturë ndaj iovacioneve, orientim ndaj tregut.
MISIONI DHE VIZIONI YNË
ARNO zhvillon dhe mbështet inovacionet sociale, nëpërmjet dizajnimit të opsioneve të reja në fushën e kreativitetit dixhital dhe iniciativave të ndryshme sociale, të cilat zhvillojnë qytetarë aktivë dhe të pavarur, që veprojnë së bashku dhe kontribuojnë në zhvillimin e komunitetit dhe të ndryshimeve pozitive shoqërore.
Vizioni i ARNO-s: Formimin e së ardhmes, përmes shpërndarjes së burimeve tona dhe zbulimit të qasjeve të reja.
HISTORIA E ARNO-S
ARNO – Shoqata për zhvillimin e opsioneve të reja. (Në anglisht emri I organizatës është ARNO-Association for Development of Neë Options. Referenca ARNO vjen nga përkthimi në maqedonisht i emrit dhe ka një kuptim të bukur)
ARNO është organizatë për risi sociale, që bazohen në peisazhin qytetar të Maqedonisë, me një mision të veçantë për zhvillimin dhe zbatimin e inovacioneve sociale dhe promovimin e tipareve të reja dhe qasjes moderne teknologjike për të ndryshuar (lexo: përmirësuar) shoqërinë. Për momentin, ne veprojmë si një organizatë hibride, (organizate civile me aktivitete ekonomike).
Kur të kemi edhe kornizën ligjore për ndërmarrësi sociale në Maqedoni, ne planifikojmë që edhe zyrtarisht të regjistrohemi si ndërmarrje shoqërore (Spin of- Coolinari). Ne punojmë në parimin e frymëzimit dhe njohjes së nevojës për ndryshim. Ne besojmë se, me ndërhyrjet e reja dhe risitë sociale, bota jonë mund të bëhet vend më i mirë.
Selia jonë gjendet në Shkup, por meqë ne ndjehemi se jemi zëri I Maqedonisë për ndryshime sociale dhe inovacione, besojmë se zëri ynë mund jehojë edhe në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Sepse, ne bëjmë mirë (ЗА АРНО *) ?