Aplikimi
Formularin për aplikim në konkursin “Ide të gjelbërta 2023” mund ta merrni këtu:
Para se të filloni ta plotësoni, lexoni me kujdes UDHËZIMET (të cilat i gjeni më poshtë).*Ndiqni mundësinë për të marrë pjesë në info sesionet në seksionin e lajmeve.
📌Aplikimi kryhet duke dorëzuar këto dy dokumente të kompletuara dhe (opsionale) dokumente mbështetëse (deri në 10 MB të dërguar me e-mail).
📌Personat juridikë që aplikojnë, gjithashtu duhet të bashkëngjisin një llogari përfundimtare për vitin 2022.
📌Dokumentacioni i plotë dorëzohet në mënyrë elektronike në arno.mkd@gmail.com deri më 21.05.2023 (23: 59). Nëse nuk merrni një konfirmim për konkurim të suksesshëm brenda 24 orëve, na kontaktoni në telefon.
*Ne ju inkurajojmë të shikoni videon nga punëtoria e realizuar (2021) si dhe punëtoria e realizuar, me qëllim që t’ju ndihmoj në plotësimin e aplikimit për vitin 2020 (!) .Këtu do të gjeni informacione rreth formave dhe udhëzimeve të modifikuara për modelin e biznesit KANVAS. Nëse keni nevojë për më shumë informacion në lidhje me parashikimet financiare (të cilat nga viti i kaluar nuk janë të detyrueshme, por janë të mirëseardhura) mund të shikoni videon nga njëra prej punëtorive për plotësimin e formularit nga viti 2019 (material shtesë).
UDHËZIME
Formulari I aplikimit për konkursin “Ide të gjelbërta”, përbëhet nga disa pyetje që duhet t’ju përgjigjeni në dokumentin word:
- TË DHËNA PËR AUTORIN E IDESË
Në këtë pjesë të formularit, ju duhet të jepni të dhenat e organizatës/ portofolio/ biografinë, të dhëna për kontakt, emrin e idesë, si dhe konfirmim për disa pyetje/kritere shumë të rëndësishme për pjesëmarrje.
- DEKLARATAT
Ju lutemi përgjigjuni veç e veç të gjithave pyetjeve që vlejnë për të gjithë aplikantët, si për personat juridikë ashtu edhe për individët.
2) REZIME
Ju lutemi jepni një përmbledhje të shkurtër që shpjegon aspektet thelbësore të idesë tuaj të gjelbër (jo më shumë se një faqe).
3) TË DHËNAT PËR IDENË
Në këtë pjesë të formularit, ju lutemi sqaroni pyetjet dhe nën-pyetjet sa më qartë (duke respektuar kufizimet e fjalëve), mund të ndiqni edhe udhëzimet nga vetëseksioni (pyetjet e bëra).
4) PLANI PËR AKTIVITETET
Në tabelë, rreshtoni aktivitetet (mundeni lirisht të shtoni rrjeshta) dhe përcaktoni muajin kur do të kryhen të njejtat.
5) MODELI I BIZNESIT KANVAS
Në fushat e ofruara, shkruani informacionin e kërkuar në mënyrë konçize dhe të qartë. I gjithë modeli i biznesit KANVAS, duhet të shfaqet në një faqe (jo më shumë).
6) FINANCIMI
Në listën e tabelave shënoni shpenzimet e planifikuara dhe burimet e nevojshme për të realizuar idenë tuaj. Në kolonën e mbështetur nga “Balkan Green Ideas”, tregoni se çfarë fondesh kërkoni nga donatorët.
7) MATERIALE TË TJERA PËR IDETË E GJELBËRTA – OPSIONALE
Në këtë pjesë të formularit, mund të jepni informacione shtesë për idetë tuaja: fotografi, video, ilustrime, grafikë etj. Ju lutemi, kini parasysh kufizimet teknike për dërgimin e përmbajtjeve multimediale nepërmjet e-mail-it. Nëse këto shtesa tejkalojnë kufizimin 10MB, ju lutem dërgoini këto informacione shtesë nëpërmjet lidhjes së jashtme -SHARE!
Mund të dërgoni linqe të ndryshme, në mënyrë që të mund të marrim informacione shtesë: video në YouTube, faqe në Facebook, artikuj nga mediat dhe të ngjajshme.
ME RËNDËSI!
- Të gjitha fushat janë të rëndësishme për t’u plotësuar
- Disa pyetje kanë në dispozicion një numër të kufizuar fjalësh. Ju lutemi, merreni parasysh këtë para se ta plotësoni formularin.
- Ju lutemi përdorni font Calibri me madhësi 12 dhe hapsirë 1.0
- Pasi të keni plotësuar formularin për aplikim, duhet ta dërgoni atë në:mkd@gmail.com. Pas kësaj, nuk do të keni më mundësi ta ndryshoni atë.
- Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 21.05.2023 deri në ora 23:59. Formularët e dorëzuar pas këtij afati kohor, nuk do të merren parasysh.
- Pasi të dërgoni formularin, brenda 24 orëve, do ju dërgojmë një vërtetim në adresen e e-mailit që do të na mundësoni, për t’ju konfirmuar se aplikimi juaj u pranua. Nëse nuk merni ndonjë përgjigje nga ne mbrenda 24 orve, ju lutemi na kontaktoni.
- Për pyetje dhe informacione të tjera, ju lutemi na shkruani në e-mail adresën arno.mkd@gmail.com ose na telefononi në 077/855 832, çdo ditë pune, nga ora 09:00 deri në orën 17:00.Pyetjet e aplikimit mund të bëhen më së voni deri më 21 maj.
Gjithashtu, ndiqni njoftimet tona për të marrë pjesë në info sesionet që do t’ju mundësojnë më shumë informacione rreth aplikimit.