March 28, 2023
📝Info sesion për konkursin “IDE TË GJELBËRTA 2023”
Për të inkurajuar dhe mbështetur të gjithë ata që kanë një ide për një biznes të gjelbër (të filluar, ose në nivelin e një ideje) dhe këtë vit organizojmë 4 info sesione njëditore. Ato janë për ata që janë seriozë për biznesin e tyre dhe janë seriozë për të aplikuar në konkurs. Në kushte ideale, pjesëmarrësit që aplikojnë vijnë të përgatitur me të dhëna për kostot e planifikuara, të informuar për prokurimet e nevojshme (makinat, produktet, licencat) etj., ose shkurtimisht dinë se cila është ideja e tyre e biznesit.
Vendndodhja dhe datat e seminarit do të konfirmohen më tej (ne planifikojmë të vizitojmë qytete të ndryshme).
Info sesioni i parë do të mbahet më 12.04.2023 (e mërkurë),online regjistrohuni këtu jo më vonë se 09.04.2023 (23:59)Info sesioni i dytë do të mbahet më 26.04.2023 (e mërkurë) aplikoni online këtu jo më vonë se 23.04.2023.- Info sesioni i tretë do të mbahet më 04.05.2023 (e enjte) aplikoni online këtu jo më vonë se 02.05.2023.
- Info sesioni i katërt me mundësi trajnimi adekuat me konsulent për plotësimin e MODELIT BIZNES KANVAS do të mbahet me datë 11.05.2023 (e enjte), në Qendrën për Ndërmarrje Sociale (Shkup), regjistrohuni këtu më së voni deri më 09.05.2023.
ARNO rezervon të drejtën të përzgjedhë pjesëmarrësit sipas aplikimit të plotësuar. Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin një njoftim/konfirmim për pjesëmarrje me email
Kush mund të paraqitet?
Kushdo që është i interesuar të aplikojë në konkursin “Ide të gjelbërta 2023”, përmes këti sesioni do të marrë trajnimin e duhur për të plotësuar formularin, për aplikim dhe MODELIN E BIZNESIT KANVAS. Numri është i kufizuar për një efikasitet më të madh dhe mbështetje direkte.
Përmbajtja e punëtorisë
Aty do të merrni të gjitha informacionet e nevojshme për përgatitjen dhe plotësimin e aplikacionit. Ne do të përqëndrohemi veçanërisht në pjesën e përgatitjes së MODELIT TË BIZNESIT KANVAS.
Prandaj, është e këshillueshme ,që të gjeni informata themelore për produktin / shërbimin tuaj. Për shembull, është më e rëndësishme të keni të dhëna për koston e prodhimit ose kryerjen e shërbimeve. Është e rëndësishme të dini se për çfarë lloj blerjesh keni nevojë, makina, pajisje, hapësirë dhe të tjera. Mendoni për shitjet, veçanërisht për çmimin e shitjes së një produkti apo shërbimi, profilin e konsumatorit, mënyrën e promovimit dhe shitjes. Konsideroni gjithashtu vlerat ekologjike në prokurimin e lëndëve të para, mënyrën e shitjes, përdorimin e energjisë së pastër dhe të ngjashme.
* Gjuha e punës në info sesionin është maqedonisht.
Faleminderit për interesimin tuaj !