April 6, 2021

?Konkursi “IDE TË GJELBËRTA 2021”, është i hapur për aplikime!?

Në ngjarjen promovuese që u mbajt më 06 prill 2020, ARNO njoftoi se nga 12 maj, qytetarët që mendojnë se kanë  ide për një biznes të gjelbërt e të qëndrueshëm, mund të aplikojnë në konkursin ” IDE TË GJELBËRTA”. Në këtë link mund të shikoni videon nga ngjarja promovuese.

Ngjarja ndau informacione rreth kushteve, kritereve të aplikimit, procesit të aplikimit dhe përmes eko-magjisë së magjistarit Kristian Shopov, të gjithë ata që kanë një ide të gjelbër u inkurajuan të aplikojnë. Për më tepër, aplikantët e interesuar u ftuan të aplikojnë në punëtoritë për ndihmë dhe këshillim në plotësimin e formularëve.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të “Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik” dhe shoqatës “Maqedoni 2025” të cilët folën për rëndësinë e mbështetjes së zhvillimit të ekonomisë së gjelbër dhe shoqërore. Përfaqësuesi i Shoqatës për Menaxhim dhe Konsultim “MKA2000” e mirëpriti bashkëpunimin afatgjatë me ARNO-n dhe shpalli çmimet për tre fituesit kombëtarë – kupona të vlefshëm për shërbime këshilluese nga MKA2000.

Fituesja rajonale e vitit të kaluar Sofija Daceva – WISE Group,  ndau lajmet në lidhje me përparimin e idesë së saj – përpunimi i mbeturinave të verës – komin,  në shtesa ushqimore. Sofia foli për rrugën drejt fillimit të një biznesi që funksionon në parimet e ekonomisë cirkulore dhe dëshirën dhe potencialin e të rinjve për të realizuar idetë e tyre progresive edhe në shtëpi.

 “Nuk kemi asgjë shumë të zgjuar për të thënë në një pandemi në të cilën humbin vendet e punës, jetën e njerëzve. Ne vetëm mund të konfirmojmë me zë të lartë se ne e shohim të ardhmen e ekonomisë në sipërmarrjen sociale dhe të gjelbër, në modelet e biznesit që tregojnë qartë kujdesin për njerëzit dhe një qëndrim të ndershëm ndaj mjedisit. Qytetarët tanë kanë kapacitet të jenë të sinqertë dhe inovativë, ne e shohim këtë duke fituar çmime rajonale çdo vit. Ne duam t’u ofrojmë qytetarëve një sfidë për të menduar për bizneset e gjelbra në këtë periudhë të vështirë dhe të pasigurt, dhe gjithashtu duam të ofrojmë mbështetje për ekonominë e gjelbër vendase. “  – deklaroi Irina Janevska nga ARNO.

Ide të gjelbërta* është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Greqi. Çdo vit, tre përfaqësues nga secili prej  këtyre vendeve,  konkurojnë në garën rajonale. Katër nga këta përfaqësues,  do të shpallen fitues dhe do të marrin një mbështetje nga 10.000 ose 5.000 dollarë,  për të realizuar idenë në shtetin e tyre.

Edhe këtë vit, ARNO do të japë 1000 dollarë për konceptin e biznesit dhe 2000 dollarë për idetë e biznesit që do të zgjidhen në finale si tre ide fitues nga Maqedonia e Veriut.