April 5, 2021

?PUNËTORITË PËR PLOTËSIMIN E APLIKIMIT TË KONKURSIT “IDE TË GJELBËRTA 2021”

Me qëllim për të mbështetur të gjithë aplikantët potenicialë, këtë vit, ne përsëri po organizojmë 4 punëtori një ditore. Për shkak të pandemisë, ne do t’i mbajmë punëtoritë online (shëndeti në radhë të parë).

  • Punëtoria e parë do të mbahet me 13.04.2021 (E martë) (10-14)

Kandidatët e interesuar për punëtorinë e parë, mund të aplikojnë duke plotësuar formularin në këtë link, jo më vonë se 12 prill 2021, deri në orën 10:00.
ARNO rezervon të drejtën për të zgjedhur pjesëmarrësit, sipas aplikimit të kompletuar.
Pjesëmarrësit e zgjedhur, do të marrin një njoftim / konfirmim për pjesëmarrjen në e-mail, jo më vonë se 12.04.2021, në orën 17:00.

  • Punëtoria e dytë do të mbahet në 14.04.2021  (E mërkurë) (10-14)

Kandidatët e interesuar për punëtorinë e dytë, mund të aplikojnë duke plotësuar formularin në këtë link, jo më vonë se 13 prill 2021, deri në orën 10:00.
ARNO rezervon të drejtën për të zgjedhur pjesëmarrësit, sipas aplikimit të kompletuar.
Pjesëmarrësit e zgjedhur ,do të marrin një njoftim / konfirmim për pjesëmarrjen në e-mail jo më vonë se 13.04.2021, në orën 17:00.

  • Punëtoria e tretë do të mbahet në 17.04.2021 (E shtune) (10-14)

Kandidatët e interesuar për punëtorinë e tretë, mund të aplikojnë duke plotësuar formularin në këtë link, jo më vonë se 16 prill 2021, deri në orën 10:00.
ARNO rezervon të drejtën për të zgjedhur pjesëmarrësit, sipas aplikimit të kompletuar.
Pjesëmarrësit e zgjedhur, do të marrin një njoftim / konfirmim për pjesëmarrjen në e-mail, jo më vonë se 16.04.2021, në orën 17:00.

  • Punëtoria e katërt do të mbahet me 04.05.2021 (E marte) (10-14)

Kandidatët e interesuar për punëtorinë e katërt, mund të aplikojnë duke plotësuar formularin në këtë link, jo më vonë se 29 prill 2021, deri në orën 10:00.
ARNO rezervon të drejtën për të zgjedhur pjesëmarrësit, sipas aplikimit të kompletuar.
Pjesëmarrësit e zgjedhur, do të marrin një njoftim / konfirmim për pjesëmarrjen në e-mail, jo më vonë se 29.04.2021, në orën 17:00.

 

Kush mund të paraqitet?

Kushdo që është i interesuar të aplikojë në konkursin “Ide të gjelbërta 2021”, përmes kësaj punëtorie do të marrë trajnimin e duhur për të plotësuar formularin, për aplikim dhe MODELIN E BIZNESIT KANVAS. Numri është i kufizuar për një efikasitet më të madh dhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga mentori i Shoqatës së Këshillimit të Menaxhimit MKA 2000, që do t’ju ndihmojë në zhvillimin individual të aplikimit.

Përmbajtja e punëtorisë
Në punëtori do të merrni të gjitha informacionet e nevojshme për përgatitjen dhe plotësimin e aplikacionit. Ne do të përqëndrohemi veçanërisht në pjesën e përgatitjes së MODELIT TË BIZNESIT KANVAS.

Prandaj, është e këshillueshme ,që të gjeni informata themelore për produktin / shërbimin tuaj. Për shembull, është më e rëndësishme të keni të dhëna për koston e prodhimit ose kryerjen e shërbimeve. Është e rëndësishme të dini se për çfarë lloj blerjesh keni nevojë, makina, pajisje, hapësirë dhe të tjera. Mendoni për shitjet, veçanërisht për çmimin e shitjes së një produkti apo shërbimi,  profilin e konsumatorit,  mënyrën e  promovimit dhe shitjes. Konsideroni gjithashtu vlerat ekologjike në prokurimin e lëndëve të para, mënyrën e shitjes, përdorimin e energjisë së pastër dhe të ngjashme.
* Gjuha e punës e punëtorisë është maqedonisht.

Faleminderit për interesimin tuaj !