March 18, 2022

🌸 ERDHI AJO PERIUDHË E VITIT, (SFIDA E MBJELLJES) – REGJISTROHUNI DHE NE DO JU DËRGOJMË NJË KARTË PËR TA MBJELLUR.

Konkursi kombëtar “Ide të gjelbërta 2022” është duke u zhvilluar dhe ne përsëri dëshirojmë të ndajmë me ju kartat tona të mbjelljes. Gjithçka që duhet të bëni për të marrë një kartë mbjelljeje është të lini informacionin tuaj të kontaktit duke plotësuar këtë formular. Më pas “ARNO” do ta dërgojë kartën në adresën tuaj të shtëpisë. Detyra juaj është ta mbillni (udhëzimet këtu) dhe të na dërgoni foto të luleve kur ato mbijnë.

🌸 Mbjellja e kartave si materiale promovuese ka qenë pjesë e historisë së “Ideve të gjelbra”, me të cilin ARNO përhap misionin e tij të gjelbër. Në vend të shtypjes së materialeve promovuese që do të ndotin më shumë mjedisin, ne vendosëm të përdorim prodhimet e Wizart-it, të cilët reciklojnë letër të vjetër dhe japin katalog të bimëve që mund t’i vini në vetë letrat promovuese. 🌸

 

Fituesit tanë të RISE Journey 2- “Yes for Less”, ishin shumë të lumtur kur shpërndanë këtë video me lulet e mbjella. Ekipi i shkëlqyer krijues – shikoni videon këtu.

Ndërsa më poshtë, mund të shihni disa nga fotot e vitit të kaluar të bashkëqytetarit tonë,  që mbolli lule nga  kartat tona.

Sigurisht që mund të mendoni edhe për një ide të gjelbër biznesi dhe të aplikoni për konkursin e këtij viti, i cili është duke u zhvilluar dhe përfundon më 26 prill.