Ide të gjelbërta* është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e biznes ideve të vogla, lokale dhe të qëndrueshme. Përveç se në vendin tonë, gara zhvillohet çdo vit edhe në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnje dhe Herzegovinë, Serbi dhe Greqi.
*Termi “ide të gjelbërta” do të thotë; ide që ndihmojnë për mjedisin jetësor, ide që shfrytëzojnë burime nga komuniteti lokal dhe që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm (integrimin e nevojave dhe prioriteteve lokale, ekonomike, dhe sociale të komunitetit).